Pamje nga sheshi “Xhorxh Bush”- Inspektorati i ndali punimet, Përparim Rama del dhe sheh zhvillimet nga kompania e kontraktuar
Bllokimi i rrugës “Xhorxh Bush” dhe disa rrugëve të tjera që lidheshin me këtë anë pati shkaktuar reagime të shumta. Por kjo pjesë u shndërrua në shesh tash e sa kohë. Anipse Komuna e Prishtinës planifikoi që moti që të ndërhyjë në këtë anë, të gërryhet asfalti e të punohet në çfarë planifikonte komuna- kjo…

Lajme
Bllokimi i rrugës “Xhorxh Bush” dhe disa rrugëve të tjera që lidheshin me këtë anë pati shkaktuar reagime të shumta.
Por kjo pjesë u shndërrua në shesh tash e sa kohë. Anipse Komuna e Prishtinës planifikoi që moti që të ndërhyjë në këtë anë, të gërryhet asfalti e të punohet në çfarë planifikonte komuna- kjo gjë ishte pamundësuar nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.
Inspektorati pati marrë vendim që të ndërpriten punimet e nisura nga Komuna e Prishtinës në sheshin “Xhorxh Bush”.
Ndërkaq, Ligji për Trashëgiminë Kulturore përcakton se për çdo intervenim në pronat e trashëgimisë kulturore apo afër tyre nevojitet pëlqim ose leje nga institucioni kompetent.
Por sot papritur në këtë shesh janë parë të jenë aktivizuar eskavatorët e kontraktuar nga komuna- të cilat janë duke bërë gërryerjen e asfaltit për të vazhduar më pas me punimet e tjera.
Para pak minutave aty tashmë kanë arritur edhe inspektorët përkatës nga Inspektorati I Trashëgimisë Kulturore.
Ndërsa në lidhje me këtë është deklaruare dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama sot ka deklaruar se ata po i vazhdojnë punimet dhe ata nuk i kanë ndalur ato prandaj vetëm po i vazhdojnë.
“Ajo ndalesë ka qenë joligjore dhe neve vetëm kemi dërgu kallëzim penal ndaj atij inspektori që ka bërë ndalesë joligjore. Jemi brenda kornizave ligjore, dhe kemi pas edhe paraqitje mediale ku I kemi tregu të gjithë dokumentet dhe po ashtu me ekipet tona ligjore e kemi pa që ne jemi përbrenda kornizave ligjore. Pra, ata kanë qenë jashtë tyre dhe kështu që ne do të vazhdojmë me punimet tona e projektet tona madhore për të mirën e secilit qytetar”, ka thënë Rama.
Ai ka dhënë detaje edhe nga realizimi i projektit, derisa ka njoftuar se do të ndërrohen gypat e ujit nga azbesti.
“Po ashtu kemi edhe disa punë me interes të madh këtu edhe përfundi kësaj hapësirë, përshembull gypat e ujit që janë të azbestit më shumë se 50 vite të cilat janë të dëmshme për qytetarët tanë, janë kancerogjene. Edhe ato gjatë procesit do t’i ndërrojmë dhe ta bëjmë rehabilitimin e gjithë kësaj hapësire, pra ta hekim asfaltin dhe të vendosim materiale të nivelit të lartë, pra që janë gur faktikisht, granit po ashtu edhe ta shtojmë gjelbërimin dhe ta kthejmë hapësirën e qendrës së kryeqytetit siç e meriton një qytet evropian metropolitan”, ka thënë Rama./Lajmi.net/