Ndërpritet seanca për rastin “Banjska” – mungon dëshmitari anonim “A2”, gjykimi vazhdon të hënën

Seanca e sotme gjyqësore në rastin e njohur si “Banjska” është ndërprerë për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim “A2”, i cili ishte i paraparë të dëshmonte në këtë fazë të procesit. Seanca po mbahet në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë ndaj të akuzuarve Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët ndodhen në…

Lajme

18/07/2025 10:18

Seanca e sotme gjyqësore në rastin e njohur si “Banjska” është ndërprerë për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim “A2”, i cili ishte i paraparë të dëshmonte në këtë fazë të procesit.

Seanca po mbahet në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë ndaj të akuzuarve Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët ndodhen në paraburgim dhe po përballen me akuza për terrorizëm dhe vepra të tjera penale, për rolin e tyre në sulmin e armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Gjykata ka vendosur që seanca të vazhdojë të hënën në orën 09:30, ku pritet të dëgjohet sërish një dëshmitar anonim, i cili besohet të jetë me rëndësi për zbardhjen e rrethanave të sulmit të armatosur që tronditi veriun e Kosovës.

Deri më tani në këtë proces kanë dëshmuar disa zyrtarë të Policisë së Kosovës, të përfshirë në kundërpërgjigjen ndaj grupit të armatosur serb, ndërsa procedura gjyqësore pritet të zgjasë edhe në ditët në vijim./lajmi.net/