Pamje nga droni: Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus me armën amerikane

Armët anti-tank Javelin, prodhim amerikan, të cilat u janë dhuruar Ukrainës janë duke u treguar të suksesshme në luftën që po zhvillohet atje.

Bota

09/03/2022 09:06

Një video-incizim nga droni tregon goditjen që e merr tanku rus nga arma Javelin.

Ukraina ka hyrë në ditën e 14-të të luftës. Evakuimet nga qyteti verilindor Sumi janë kryer me sukses. Guvernatori i qytetit ka thënë se 5,000 persona besohet se janë larguar nga ky qytet në dy fazat e evakuimit.

Sumi, qytet afër kufirit me Rusinë, është përballur me bombardime të ashpra në ditët e fundit. Vetëm të hënën, 22 persona kanë vdekur – përfshirë tre fëmijë – si pasojë e sulmeve ajrore ruse, kanë thënë zyrtarët lokalë.