Pamje nga droni të vullkanit më të madh që po e rrezikon edhe Kosovën (Video)
Vullkani më aktiv në Itali ka eruptuar për të tretën ditë me radhë, duke mbuluar bjeshkën me llavë e cila prodhoi një spektakël.

Bota
Aktiviteti i vullkanit është kapur nga kamera e një droni, ku pamjet shfaqin llavën tek shkon poshtë bjeshkës me borë.
Sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik dhe Vullkanik erupsioni nuk paraqet rrezik.
Etna është vullkani më aktiv edhe në Evropë dhe aktivizohet disa herë në vit, por për 2017-ën është hera e parë që ka ndodhur
Edhe pse ndodhemi me kilometra larg, pasojat e vullkanit që shpërtheu dje në malin Etna, do të ndihen edhe në Shqipëri dhe Kosovë.
Faqja e parashikimit të motit, ‘Accuweather’ ka njoftuar se shpërthimi i Etnës do të ndikojë në të gjithë juglindjen e Europës ku përfshihen të gjitha vendet si: Jugu i Italisë, pjesa më të madhe e Shqipërisë, veriu i Greqisë, e gjithë Maqedonia, jug-lindja e Kosovës, jugu i Serbisë, e gjithë Bullgaria, jugu i Rumanisë dhe veriu i Turqisë evropianë.
Sipas Tyler Roys, hiri i dalë nga vullkani, i cili po ngjitet drejt atmosferës, do të ndikojë motin në Europën Juglindore gjatë fundjavës, madje duke filluar që të enjten në mbrëmje.