Pamje nga brenda Kuvendit: Momenti kur Bekë Berisha kërcënoi deputetin e VV-së

Debat i ashpër është zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës ku ka pasur përplasje të forta mes pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit kërkoi që të diskutohen kushtet për Policinë e Kosovës, mirëpo që debati u refuzua nga deputetët e shumicës, shkruan lajmi.net. Në një moment të caktuar, pati edhe nxehje gjakrash. Deputeti i AAK-së,…

Lajme

05/10/2023 14:57

Debat i ashpër është zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës ku ka pasur përplasje të forta mes pozitës dhe opozitës.

Kjo e fundit kërkoi që të diskutohen kushtet për Policinë e Kosovës, mirëpo që debati u refuzua nga deputetët e shumicës, shkruan lajmi.net.

Në një moment të caktuar, pati edhe nxehje gjakrash. Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha iu drejtua atij të VV-së, Adnan Rrustemi me fjalët “mos më shti me të ardhë qaty”, pasi që i njëjti i ndërhynte vazhdimisht gjatë kohës sa ky fliste.

“O ti djalë, nigom se ti menon që jam tu ba hajgare. A ka naj shqiptar që u dënu najherë apo për krimin që e ka ba në Kosovë. Jeni met tu i kallzu njani-tjetrit qysh o Serbia. Ku o ministrja e punëve të Jashtme. Kemi boll njerëz nëpër botë, le t’ju kallzon ndërkombëtarëve dhe botës se çka ka ndodhë në vendin tonë, se për asnjë masakër në vendin tonë nuk është përgjegj Serbia kurrë. Shumë me elegancë e lehtësi janë kah e kalojnë edhe qit situatë. Delni kallzoni nëpër botë mos na kallzoni neve”, tha fillimisht Berisha.

“Kaniherë te na lidert politikë kanë qejf mu vet edhe për ma gjatë, edhe për Evropë, jo veç për Ballkan. Na si individ jemi të dedikum për me dëshmu. Po sot qitu kemi fuqi me e ndreq një problem, me ja plotësu kushtet policëve të Kosovës. Pajtohna me Antonin (Qunin). Pse, o ti djalë nashta mendon që jom tu ba hajgare, mos më shti me ardhë qaty. Mos ndërhy kur jam tu fol”, tha tutje Berisha.

Madje në një moment të caktuar Bekë Berisha mori një shembull të një personi në Istog që sipas tij nuk ka asnjë kontribut për Kosovën, mirëpo që gjithnjë merr vota në zgjedhje.

E atë e krahasoi me deputetin e VV-së.

“Në Istog është një rajon që s’kanë ujë me pi që 24 vjet. Aty është një djalë qishtu si ti që  me rrajë kurrë familja e tij gja për vend sen s’ka ba edhe merr shumë vota. I mashtron ata qytetarë e ujë me pi s’kanë. I mençum qishtu, drejtor i Arsimit fatkeqësisht. Nashta o koha e rrencave edhe nja 10 vjet. Policia jonë është e rrezikume sepse rrezikshmëria është më e larta që mbahet mend najhere”, tha Berisha. /Lajmi.net/