Pamje nga automjeti që ra në Ujman, të rinjtë shkuan për foto tek liqeni – harrojnë tërheqjen e frenit!
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje mbi rastin e automjetit të të rinjve, i cili sot përfundoi në liqenin e Ujmanit. Shefi i planifikimit në drejtorinë rajonale të policisë për rajonin e veriut, Erduan Bardiqi, u shpreh për klankosova, se rasti ka ndodhur kur dy të rinj kishin ndaluar për fotografi pranë liqenit. Mirëpo siç…

Lajme
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje mbi rastin e automjetit të të rinjve, i cili sot përfundoi në liqenin e Ujmanit.
Shefi i planifikimit në drejtorinë rajonale të policisë për rajonin e veriut, Erduan Bardiqi, u shpreh për klankosova, se rasti ka ndodhur kur dy të rinj kishin ndaluar për fotografi pranë liqenit.
Mirëpo siç tha ai, automjeti i tyre në të cilën nuk ishte askush brenda, kishte rrëshqitur duke rënë në ujë.

”Të rinjtë veç kur e kanë pa automjetin e tyre duke lëvizë duke ra”, u shpreh ai ndër tjera.
Siç raportohet, nga kjo situatë nuk ka të lënduar. Tutje bëhet e ditur se shkak e lëvizjes së tillë të automjetit, qe mostërheqja e frenit të dorës nga harresa!