Pamje- Momenti kur 26 vjeçarja nga Peja ishte goditur për vdekje nga vetura që drejtohej nga zyrtari policor

Një aksident i rëndë trafiku që u shkaktua një muaj më parë në Qyshk të Pejës, i mori jetën 26 vjeçares, Zana Gjevukaj. Zana, 26 vjeçare humbi jetën pas goditjes së rëndë që mori nga një veturë derisa kjo e fundit po kalonte rrugën siç parashihet, në zebra. 26 vjeçarja ishte goditur nga një veturë…

Lajme

27/06/2025 14:54

Një aksident i rëndë trafiku që u shkaktua një muaj më parë në Qyshk të Pejës, i mori jetën 26 vjeçares, Zana Gjevukaj.

Zana, 26 vjeçare humbi jetën pas goditjes së rëndë që mori nga një veturë derisa kjo e fundit po kalonte rrugën siç parashihet, në zebra.

26 vjeçarja ishte goditur nga një veturë e cila po drejtohej nga një zyrtar policor.

E pas disa javëve qëndrimi në trajtim mjekësor, familjarët patën njoftuar se Zana veçse ndërroi jetë, transmeton lajmi.net.

Por çfarë ndodhi me personin e dyshimtë në këtë rast, që po drejtonte makinën?

Zyrtari policor në këtë rast nuk kishte mbajtur asnjë ditë paraburgim.

Tanimë në publik kanë dalë edhe pamjet e momentit të aksidenti të rëndë, e që tregojnë qartë shpejtësinë e madhe me të cilën lëvizi makina që e goditi Zanën./Lajmi.net/