Pamje- Me siguri ekstreme e të prangosur këmbë e duar, SHBA-ja dëbon mbi 200 anëtarë të bandave në El Salvador

Më shumë se 200 venezuelianë të pretenduar nga Shtëpia e Bardhë si anëtarë bandash janë dëbuar nga ShBA-të në një burg në El Salvador, anipse një nga gjykatësit amerikan bllokoi këto largime. Presidenti i El Salvador, Nayib Bukele tha se 238 anëtarë të bandës venezueliane “Tren de Argua” kishin mbërritur në vendin e Amerikës Qendrore,…

Bota

17/03/2025 10:17

Më shumë se 200 venezuelianë të pretenduar nga Shtëpia e Bardhë si anëtarë bandash janë dëbuar nga ShBA-të në një burg në El Salvador, anipse një nga gjykatësit amerikan bllokoi këto largime.

Presidenti i El Salvador, Nayib Bukele tha se 238 anëtarë të bandës venezueliane “Tren de Argua” kishin mbërritur në vendin e Amerikës Qendrore, bashkë me 23 anëtarë të bandës ndërkombëtare MS-13, të dielën në mëngjes.

As qeveria amerikane dhe as El Salvadori nuk i kanë identifikuar të arrestuarit, as nuk kanë dhënë detaje për krimin e tyre të dyshuar apo anëtarësimin në bandë, raporton BBC Urdhri i një gjykatësi federal e pengoi administratën Trump të thirrej në një ligj shekullor të kohës së luftës për të justifikuar disa prej dëbimeve, por fluturimet tashmë ishin nisur.