Pamje- maturantë e semimaturantë serbë mblidhen tek sheshi “Car Llazar” në veri të vendit
Maturantë e semimaturantë serbë në veri të vendit janë mbledhur sot në sheshin “Car Llazar” në veri. Të njëjtit janë parë duke “festuar” e shënuar ditën e tyre të fundit në shkollë me këngë të shumta serbe, e me flamuj të shumtë serb. Të njëjtit me bori e zhurma të shumta kanë parakaluar në shëtitoren…

Lajme
Maturantë e semimaturantë serbë në veri të vendit janë mbledhur sot në sheshin “Car Llazar” në veri.
Të njëjtit janë parë duke “festuar” e shënuar ditën e tyre të fundit në shkollë me këngë të shumta serbe, e me flamuj të shumtë serb.
Të njëjtit me bori e zhurma të shumta kanë parakaluar në shëtitoren e Mitrovicës së veriut.
E për të siguruar se gjithçka shkon siç duhet sa i përket sigurisë të pranishëm ishin një numër i madh i zyrtarëve policorë të Kosovës.
Ditë më parë në veri të vendit u raportua për një “incident” me maturantët serbë, ku të njëjtit kishin provokuar policët kosovarë./Lajmi.net/