Pamje mahnitëse nga droni, tregojnë se si u fal Fiter Bajrami në vende të botës

Fiter Bajrami është një nga festat më të rëndësishme për 1.5 miliardë myslimanë në botë dhe festohet tradicionalisht.

ShowBiz

06/06/2019 16:22

Kjo festë vjen pas një muaji kur myslimanët kanë agjëruar nga që nga agimi deri në perëndim të diellit, përcjellë Indeksonline.

Falja e Fiter Bajramit u kap nga droni në shumë shtete të ndryshme të botës, pamje këto mahnitëse, ku shihen besimtarët pa dallim gjinie e moshe teksa luten dhe iu drejtohen Zotit.

Ndërsa pamjet përrallore vijnë nga xhamia e New Delhit.

Po ashtu Daily Mail ka postuar edhe disa imazhe të faljes së Fiter Bajramit, në mesin e tyre dhe një nga Tirana.