Pamje- Gjendet një punishte e armëve në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve dhe makina që janë përdorur në ndërhyrje me armë, gjatë një kontrolli në tri lokacione në veri të Mitrovicës. Gjetjet dhe sekuestrimi janë bërë në njërin nga tri lokacionet e kontrolluara. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një person është…

Lajme
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve dhe makina që janë përdorur në ndërhyrje me armë, gjatë një kontrolli në tri lokacione në veri të Mitrovicës.
Gjetjet dhe sekuestrimi janë bërë në njërin nga tri lokacionet e kontrolluara.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në tri lokacione, me ç’rast në njërin nga lokacionet në Mitrovicën e Veriut janë gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kontrolli është realizuar nga Policia e Kosovës – Drejtoria kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me urdhër të gjykatës.