Pamje- Gjarpri rreth dy metra i gjatë shkakton panik në lagjen Ortakoll të Prizrenit

Në njërën nga lagjet më të mëdha të Prizrenit, Ortakoll, këtë mëngjes është parë një gjarpër rreth 2 metra i gjatë. Gjarpri shkaktoi panik tek banorët e lagjes, të cilët ndërhynë menjëherë duke e neutralizuar atë. Banorët kërkuan që të merren masa parandaluese për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen. IKSHPK javë më…

Lajme

15/07/2025 14:40

Në njërën nga lagjet më të mëdha të Prizrenit, Ortakoll, këtë mëngjes është parë një gjarpër rreth 2 metra i gjatë.

Gjarpri shkaktoi panik tek banorët e lagjes, të cilët ndërhynë menjëherë duke e neutralizuar atë.

Banorët kërkuan që të merren masa parandaluese për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

IKSHPK javë më parë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve, duke listuar një varg rekomandimesh se si të veprohet në rast të tilla.