Pamje/ Fëmija shpëtohet nga rrënojat pas 52 orëve, momenti kur bashkohet me familjarët

Mbi 9 mijë e 500 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë gjatë të hënës. Përpos kësaj, shumë njerëz raportohet të jenë të ngujuar nën rrënoja prej disa ditësh. Por një histori tejet e ndjeshme është publikuar së fundi nga Turqia. Në Hatay të Turqisë, një djalë tetë vjeçar…

Bota

08/02/2023 11:58

Mbi 9 mijë e 500 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë gjatë të hënës.

Përpos kësaj, shumë njerëz raportohet të jenë të ngujuar nën rrënoja prej disa ditësh.

Por një histori tejet e ndjeshme është publikuar së fundi nga Turqia.

Në Hatay të Turqisë, një djalë tetë vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtesë të shembur, pas 52 orësh, transmeton lajmi.net.

Yigit Cakmak u dërgua nga ndërtesa te nëna e tij që e priste, e cila e përshëndeti me një përqafim të madh./Lajmi.net/