Pamje- Bastiset shtëpia e Hajredin Kuçit, forcat policore bllokojnë gjithë rrugën
Gjykata Speciale ka arrestuar sot disa figura të njohura në vend. Si fillim u raportua për arrestimin e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, më pas u arrestua ish shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu. Por operacioni s’përfundoi me kaq. Sipas informative të para, Specialja ka kryer bastisje edhe në shtëpinë…

Lajme
Gjykata Speciale ka arrestuar sot disa figura të njohura në vend.
Si fillim u raportua për arrestimin e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, më pas u arrestua ish shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu.
Por operacioni s’përfundoi me kaq.
Sipas informative të para, Specialja ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuci.
Tashmë raportohet se Kuçi është arrestuar ndërsa rruga që çon për tek shtëpia e tij është bllokuar nga forcat policore.
Arrestimet po kryhen në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë, në bashkëpunim me policinë e EULEX-it në Kosovë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”./Lajmi.net/