Pallati në Durrës zhytet dy kate nën tokë, kërkohen dy gra

Në lagjen numër 6 në Durrës, pallati gjashtë katësh është zhytur në tokë ku për pasojë kanë mbetur të bllokuara dy gra.

Lajme

28/11/2019 11:33

Bëhet fjalë për dy gra që ekipet e shpëtimit po kërkojnë ti nxjerrin, ndërkohë që në këtë operacion forcat zjarrëfikëse shqiptare po ndihmohen nga forcat franceze.

Sipas tyre zona ku kanë ngecuar dy gratë është shumë e vështirë pasi dy katet janë të zhytura në tokë , gjithashtu mësohet se lokali në anë të pallatit është rrëzuar.

Familjarët janë të tensionuar dhe për kamerat e abcnews.al tregojnë momentet e panikut dhe pritjen që sa vjen e bëhet më e vështirë.

77 vjeçe mendohet se është një nga gratë që ka mbetur nën rrënoja sipas dëshmive të një prej banorëve. Ditën e tërmetit disa nga banorët kanë përdorur çarçafët për të zbritur nga katet më të larta. Gazetarja, Ajgena Korbi raporton për abcnews.al se puna po zhvillohet në katin e tretë të pallatit ndërkohë uniformat blu nuk lejojnë askënd të kalojë kufirin e shiritave të vendosur për shkak se i tremben ndonjë shembjeje që mund të shkaktojë pasoja në njerëz.

Banorët e zonët te tronditur qëndrojnë në pritje të nxjerrjes së trupave që kanë mbëtur nën rrënoja.

“Goca më doli, por nuk më ka dalë motra, nuk ka as vlla as motër as të atin”, tregon mes lotësh një nga banorët që është në pritje të daljes së saj./abcnews.al