Palestinezi nga Gaza: Jemi përballur me mjerim dhe poshtërim, duam të na kthehen jetët tona të para 7 tetorit

Loay Hamdan i tha një gazetari të pavarur të BBC-së në Gazën qendrore se mezi priste që lufta të mbaronte. “Kemi humbur të dashurit, familjet, miqtë, shtëpitë, madje edhe lagjet ku jetonim. Kemi humbur gjithçka në këtë luftë”, tha ai. “Kemi pasur mjaft. Kemi vuajtur për dy vjet. Nuk ka shtëpi apo familje këtu që…

Bota

07/10/2025 17:11

Loay Hamdan i tha një gazetari të pavarur të BBC-së në Gazën qendrore se mezi priste që lufta të mbaronte.

“Kemi humbur të dashurit, familjet, miqtë, shtëpitë, madje edhe lagjet ku jetonim. Kemi humbur gjithçka në këtë luftë”, tha ai.

“Kemi pasur mjaft. Kemi vuajtur për dy vjet. Nuk ka shtëpi apo familje këtu që nuk ka përjetuar mjerim”, vijoi ai më tej.

Khaled Hamad, i cili u zhvendos nga shtëpia e tij në veri, tha se dy vitet e fundit në Gaza mund të përmblidhen si një kohë “depresioni, dhimbjeje, vuajtjeje dhe poshtërimi”.

“Shpresojmë të arrihet një marrëveshje që do ta ndalojë këtë gjakderdhje… dhe që të mbizotërojë paqja dhe siguria, në mënyrë që të mund të rikthehemi në jetët tona të para 7 tetorit dhe të rifillojmë ndërtimin e ëndrrave dhe ambicieve tona dhe një të ardhme më të mirë për familjet tona dhe veten tonë”, përfundoi ai, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se lufta në Gaza ka marrë jetën e më shumë se 60 mijë palestinezëve gjatë këtyre dy viteve dhe mijëra të tjerë janë plagosur dhe po jetojnë në mjerim.