Palatova uron Kurtin për fitoren në zgjedhje: Thirrje për kompromis dhe institucione stabile në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së shefit të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka uruar liderin e Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në një postim në rrjetin social “X”, Palatova ka përgëzuar gjithashtu edhe partitë e tjera për rezultatet e arritura në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e procesit demokratik, shkruan…

Lajme

08/06/2026 19:38

Ushtruesja e detyrës së shefit të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka uruar liderin e Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në një postim në rrjetin social “X”, Palatova ka përgëzuar gjithashtu edhe partitë e tjera për rezultatet e arritura në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e procesit demokratik, shkruan lajmi.net.

Ajo ka deklaruar se tashmë është koha për kompromis politik dhe për formimin e institucioneve stabile në vend, që do të garantojnë funksionim të rregullt institucional.

Po ashtu, ajo u ka bërë thirrje partive politike që të vendosin në plan të parë interesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, me qëllim që përfitimet të reflektohen drejtpërdrejt te qytetarët e vendit.

Sipas saj, bashkëpunimi dhe stabiliteti institucional janë kyç për të ardhmen evropiane të Kosovës. /Lajmi.net/