“Pal ule zërin”, “Mos më fol për atë pjesë se del keq shumë”, eskalon debati për shifrat e importit nga Serbia, përplasen pushtet e opozitë

Me përlasje verbale mes deputetëve të pushtetit dhe të opozitës u karakterizua mbledhja e sotme e Komisionit për Ekonomi ku raportoi edhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari. Madje opozita në fund edhe e lëshoi sallën. Fillimisht ishte deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili tha se në kohën e Qeverisë Kurti ka lulëzuar importi nga…

Lajme

12/12/2023 20:03

Me përlasje verbale mes deputetëve të pushtetit dhe të opozitës u karakterizua mbledhja e sotme e Komisionit për Ekonomi ku raportoi edhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari. Madje opozita në fund edhe e lëshoi sallën.

Fillimisht ishte deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili tha se në kohën e Qeverisë Kurti ka lulëzuar importi nga Serbia

“Me vëmendje e dëgjova sa i përket monitorimit të ligjit dhe mendova që a thua me ty ka filluar bota e tregtisë dhe e tregtisë së jashtme. Ajo që e tha qysh në start, nuk mund të lavdëroheni sa i përket eksportit se deficiti tregtar është 3.1 % edhe atë në gusht. Eksportin e ki një distancë tepër të madhe sa i përket importit”, tha Lekaj, transmeton lajmi.net.

Ndërsa shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila duke iu referuar të dhënave të Agjencionit të Statistikave për gusht, tha se import nga Serbia ka vetëm 1.3 %

“Statistikat e ASK-së, deputeti Pal Lekaj jo vetëm që është duke i keqinterpretu, po është duke dezinformu, abuzu me fjalën e lirë. Nëse di shqip, ASK në faqen zyrtare i ka informacionet në gusht në të cilën saktësisht është qartësuar se importet dhe eksportet e Kosovës në vendet e BE dhe CEFTA…sa i përket importit Serbia 1.3 %”, tha Kusari-Lila

Edhe më tej pati përplasje mes këtyre të dyve.

“Pal Lekaj ule zënin edhe dëgjom…Duhesh më kërku falje para gjithë këtyre njerëzve”, i tha Kusari-Lila – Lekajt.

“A ki dhimbshmëri ti për rënie të importeve a”, e pyeti ajo më pas deputetin e AAK-së

“E kom tregu unë sa kam dhembshuri e sa keni ju. Mos më fol për atë pjesë se del keq shumë”, iu përgjigj deputeti.