Pal Lekaj: Kosova e qytetarit, jo e qeveritarit

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se Kosova është qytetarit e jo e qeveritarit

Lajme

22/12/2016 11:56

“Koalicioni e ka humbur besimin e qytetarëve. Me këtë buxhet qytetaret jo që nuk pasurohen por varfërohen. Në këtë dokument që është shkarravitur nuk bëhet fjalë për buxhet por për propagandë”, ka thënë Lekaj.

Ai ka shtuar se Buxheti është planifikuar nga huamarrja i cili do të ketë efekte për buxhetin e viteve të ardhshme.

“PDK e LDK nuk e përmenden sot fondin prej 1.5 milionë euro dhe premtimin për mijëra të punësuar”, ka thënë ai. /Lajmi.net/