Pako ushqimore e dhurata për familjet skamnore të komuniteteve RAE

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpërndarë mbi 50 pako ushqimore  dhe mbi 100 pako dhurata me rastin e festave të fundvitit për familjet skamnore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.

Lajme

22/12/2016 09:54

Zëvendësministri i kësaj Ministrie, Qazim Rrahmani  tha se MPMS-ja është e gatshme që gjithmonë të mbështesë komunitetet pakicë në kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete.

“Nuk është hera e parë dhe e fundit që po mbështesim këto komunitete.  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përkrahur shumë dhe në çdo kohë komunitetet pakicë, jo vetëm në aspekte humanitare e sociale, por edhe në atë të punësimit”.

Ai ka premtuar se mbështetja institucionale e komuniteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen./klankosova/