Pak muaj para zgjedhjeve, Alban Hyseni u paguan eskursionin në Shqipëri ‘votuesve të rinj’

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka marrë vendim që t’i paguaj me buxhetin e Komunës, ekskursionin e maturantëve të Gjilanit në Shqipëri. Lajmin për këtë e ka dhënë vetë kryetari Hyseni, shkruan lajmi.net. “Kontrata u nënshkrua, ekskursioni i maturës në Shqipëri, shpërblim i veçantë për çdo maturant të Gjilanit”, tha kryetari Alban Hyseni.…

Lajme

07/05/2025 12:05

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka marrë vendim që t’i paguaj me buxhetin e Komunës, ekskursionin e maturantëve të Gjilanit në Shqipëri.

Lajmin për këtë e ka dhënë vetë kryetari Hyseni, shkruan lajmi.net.

“Kontrata u nënshkrua, ekskursioni i maturës në Shqipëri, shpërblim i veçantë për çdo maturant të Gjilanit”, tha kryetari Alban Hyseni.

Maturantët e shkollave në vend kanë mbushur apo do t’i mbushin 18 vjet deri në tetor kur edhe do të mbahen zgjedhjet komunale në vend.

Ky veprim i Hysenit duket të ketë qenë një hap për të fituar votat nga ‘votuesit e rinj’. /Lajmi.net/