Pak metra rrugë, disa shkelje në komunikacion – Qytetari në Prishtinë hip në trotuar për të tejkaluar e iu del përpara si prej “qiellit”
Komunikacioni në Prishtinë vazhdon të mbetet një nga “rreziqet” më të mëdha të qytetarëve të Kosovës e sidomos të atyre që nuk jetojnë në kryeqytet e nuk i njohin “rregullat e pashkruara”. Një shofer në Prishtinë, për të arritur në destinacionin e tij nuk ka shikuar kë e ka përpara dhe kur mund të tejkaloj,…

Lajme
Komunikacioni në Prishtinë vazhdon të mbetet një nga “rreziqet” më të mëdha të qytetarëve të Kosovës e sidomos të atyre që nuk jetojnë në kryeqytet e nuk i njohin “rregullat e pashkruara”.
Një shofer në Prishtinë, për të arritur në destinacionin e tij nuk ka shikuar kë e ka përpara dhe kur mund të tejkaloj, shkruan lajmi.net.
Në një video që është publikuar në rrjetin social Tik Tok, ky shofer brenda pak metrave vozitje në rrugën “Agim Ramadani” bën disa shkelje të rregullave.
Fillimisht hip në trotuar për të tejkaluar, pastaj nuk respekton semaforin, tejkalon nga të dy anët e asnjëherë nuk jep sinjal për rrugën ku ka vendosur të kthehet.
Rruga “Agim Ramadani”, e cila është në qendër të kryeqytetit njihet për kolonat që krijohen, por si duket “spidermani” i kryeqytetit ka vendosur të mos pret fare.
Lajmi.net ka dërguar pyetje në Polici për të pyetur nëse i njëjti është gjobitur, por nuk kemi marrë ende përgjigje. /Lajmi.net/
Ndiqeni videon:
@prishtinadrivers Kafsha ma e rrezikshme ne bote? Shqiptari me Q7sh. Kapiten Q7shi ne aksion! #prishtina #kosova #prishtinadrivers #kryeqyteti #audi #albinkurti #albania #roadrage ♬ original sound – prishtinadrivers