Pak javë pas lindjes së djalit, Afërdita Dreshaj befason me fizikun

Afërdita tregoi si duket fiziku i saj pas lindjes.

ShowBiz

08/04/2021 23:20

Afërdita Dreshaj ka pak kohë që u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi Sky Blue, shkruan lajmi.net.

Deri në kohën e lindjes, modelja nuk i kishte ndalur aktivitetet fizike në palestër, andaj shumë shpesh u komentua edhe për linjat ndonëse ishte shtatzënë.

Në imazhin e fundit, Afërdita u shfaq e veshur me veshje sportive, duke treguar se tashmë duket në top-formë, ani pse ka pak kohë që lindi djalin.

Kujtojmë se Afërdita Dreshaj është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl. /Lajmi.net/