Pak gra në listat zgjedhore të partive, VV me 41 emra partitë e tjera edhe më pak
Partitë politike mbrëmë patën afatin e fundit për t’i dërguar listat e kandidatëve për deputetët në Komisionin Qendror Zgjedhor. Ky afat u zgjatë për disa orë, e pas orës 00:00 ato u dorëzuan të gjitha. Në këto lista janë emra të vjetër të politikës, por edhe të rinj. Ajo çfarë vërehet në këto lista është…
Lajme
Partitë politike mbrëmë patën afatin e fundit për t’i dërguar listat e kandidatëve për deputetët në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Ky afat u zgjatë për disa orë, e pas orës 00:00 ato u dorëzuan të gjitha.
Në këto lista janë emra të vjetër të politikës, por edhe të rinj.
Ajo çfarë vërehet në këto lista është mungesa e emrave të grave.
Nga partitë politike kanë vendosur pak emra të grave në këto lista.
Lista e Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur 41 gra kandidate, apo më së shumti nga të gjitha partitë politike.
Kurse PDK-ja ka 39 kandidate gra, LDK-ja ka gjithsej 38 gra nga të gjithë 110 kandidatë.
Ndërsa AAK pati 36 emra të grave në listë të kandidimit.
Kësisoj duke i parë emrat në lista, shihet qartë se ka pabarazi të madhe në lista sa i përket kuotës gjinore.
Se sa nga gratë do të arrijnë të marrin vota të mjaftueshme për ulëse në Kuvendin e Kosovës, mbetet të shihet më 9 shkurt./Lajmi.net/