Pak ditë pasi Gazmend Muhaxheri tha se Taulant Kelmendit “s’po ia mban b*tha me dalë”, VV e zyrtarizon si kandidat për kryetar të Pejës

Taulant Kelmendi do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Pejës, i cili do të jetë në garë me kryetarin aktual të kësaj komune, Gazmend Muhaxherin e LDK-së. Kështu ka njoftuar dje vetë partia përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net. “Taulant Kelmendi është kryetari që Peja ka pritur – plot energji,…

Lajme

13/08/2025 11:40

Taulant Kelmendi do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Pejës, i cili do të jetë në garë me kryetarin aktual të kësaj komune, Gazmend Muhaxherin e LDK-së.

Kështu ka njoftuar dje vetë partia përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.

“Taulant Kelmendi është kryetari që Peja ka pritur – plot energji, përvojë dhe vizion për ta kthyer potencialin e qytetit në zhvillim të vërtetë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VV-së.

Ditë më parë, kryetari aktual i Pejës që vije nga radhët e LDK-sëm Gazmend Muhaxhiri u përplas me asamblistin e VV-së, Berat Ganiqi, duke ironizuar mungesën e kandidatit të tyre, ku pos tjerash dëgjohej duke thënë “E s’po ja mban b*tha me dalë. Qite Taulantin, ku e ki?”

Pas publikimit të videos, kishte reaguar vet Kelmendi duke thënë “Gazmend, kur dikush i afrohet pensionit, pritet t’i shtohet urtësia, jo mllefi… Gjuha e pistë s’e fsheh panikun nga punët e tua të pista… Nuk të duam.”

Zgjedhjet lokale pritet të mhaben me 12 tetor, dhe mbetet të shihet nëse Peja do të vazhdojë të udhëhiqet nga pushteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.