Pak deputetë nga Vetëvendosje e LDK në Kuvend për të dëgjuar fjalimin e presidentes Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’u drejtohet sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Osmani pritet që të mbajë fjalimin e saj vjetor që zakonisht presidentët bëjnë në fundvit. Por e çuditshme është se në Kuvendin e Kosovës ka shumë pak deputetë. Aty përpos që nuk janë fare deputetë të PDK-së dhe të AAK-së, ka…

Lajme

21/11/2024 10:01

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’u drejtohet sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Osmani pritet që të mbajë fjalimin e saj vjetor që zakonisht presidentët bëjnë në fundvit.

Por e çuditshme është se në Kuvendin e Kosovës ka shumë pak deputetë.

Aty përpos që nuk janë fare deputetë të PDK-së dhe të AAK-së, ka pak edhe deputetë të pozitës.

Nga Vetëvendosje nuk janë të gjithë deputetët, e madje as shumica.

Gjithashtu aty janë parë pak deputetë nga LDK-ja, ish partia e Vjosa Osmanit.

Të pranishëm në këtë seancë janë edhe kryeministri Albin Kurti, ministra e përfaqësues të institucioneve të tjera./Lajmi.net/