Pajisja që do t’i ndihmojë prindërit në kujdesin ndaj foshnjës së tyre

Të jesh prind, sidomos për herë të parë është një detyrë tepër e vështirë që kërkon mjaft përkushtim. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar një pajisje për të lehtësuar punën me fëmijët e vegjël.

Auto & Tek

09/08/2014 20:05

Pajisja quhet ‘Sproutling Baby Monitor’ dhe është një lloj shiriti ose byzylyku që vendoset në kyçin e këmbës së foshnjës dhe ka për funksion monitorimin e fëmijës.

Shiriti monitorues komunikon nëpërmjet një aplikacioni në celularin tuaj. Ai mund të masë rrahjet e zemrës së fëmijës, temperaturën e trupit, nivelin e zhurmës në dhomë, lëvizjen e fëmijës dhe faktorë të tjerë që tregojnë se si fëmija është duke fjetur. 

Për shembull, nëse jeni duke parë televizor në dhomën tjetër, pajisja të njofton nëse volumi është tepër i lartë për fëmijën.

Pajisja është e lidhur me një program që i ruan të dhënat për prindërit, e po ashtu është në gjendje të tregojë në qoftë se dhoma është shumë e ndritshme apo e nxehtë për fëmijën në mënyrë që ai të flejë i qetë.

Pajisja e krijuar në Kaliforni, do të dalë në shitje në vitin 2015, me një çmim prej 299 dollarësh.