Paisjet elektornike me Wifi ndikojnë në feritilitetin e meshkujve

19:59 | 9 Korrik 2019

Quarrel

Nëse keni tentuar të bëni fëmijë, por nuk keni pasur sukses, përgjigjien e keni në gjep.

Një studiues nga Japonia, ka gjetur se valët elektromagnetike nga paisjet me Wifi, si telefonat, laptopat, mund të e dëmtojnë spermën, raporton “Bright Side”, transmenton lajmi.net.

30% e problemeve me feritilitetit vjen nga meshkujt

Sipas organizatës së shëndetin botëror, po thuajse 15% e çifteve në botë kanë probleme kur vjen puna për të mbetur shtatzënë. Dhe 1/3 e problemeve të fertilitetit vjen nga meshkujt. Sigurisht që problemet tek ta mund të jenë nga më të ndryshmet si: stresi, gjenetika, mos ushqyerja si duhet etj. Mirëpo, një gjë e vogël, si mbajtja e telefonit në gjep mund të jetë njëra prej arsyeve se pse ju nuk mund të krijoni familje.

Eksperimenti i ekspozimit të Wifi -së

Studiuesit nga Japonia kanë marrur 52 meshkuj dhe i kanë ndarë ata në 3 grupe, të cilët kanë përdoru paisje me Wifi. Një grup nuk iu është ekspozuar asnjë paisje me valë elektromagnetike. Grupi i dytë, iu është ekspozuar mirëpo kanë pasur mbrojtës nga Wifi. Ndërsa, grupi i fundit kanë pasur ekspozim të plotë ndaj valëve elektromagnetike.

Sperma u dëmtua pas dy orevë

Të gjeturat ishin pak të frikshme. Duke qenë në ndikimin e valëve për 30 min, pak pati ndonjë efekt, mirëpo sa më shumë orë të ekspozuara pati një ndryshim të madh. Pas dy orëve, shkalla e lëvizjes së spermës tek grupi i pa ekspozuar ishte 56.3%, te ata të cilët përdorën mbrojtës 44.9%, ndërsa tek grupi i fundit të cilët patën ekspozim të plotë ishte 26.4%.

Andaj, hulumtuesit propozojnë se në vend se të lini telefonin në gjepin tuaj, më mirë vendoseni në tavolinë. /Lajmi.net/