Pagjumësia favorizon celulitin

Nëse jeni i stresuar ose pagjumë me shumë gjasa do të keni probleme më tepër me celulitin. Një mënyrë e mirë për të zhdukur celulitin përfundimisht është të ushtrohemi!

Lifestyle

16/08/2014 18:47

Nuk bëhet fjalë për një përgatitje olimpike por thjesht ushtrim i moderuar dhe mbi të gjitha i vazhdueshëm.

Nuk kërkohet humbja e peshës por më shumë potencimi muskulor. Kryesisht duhet forcuar muskulatura glutea dhe muskujt e kofshëve.

Forcimi i këtyre muskujve është shumë efikas kundër celulitit. Gjithashtu, mungesa e elasticitetit dhe forcës së muskulaturës glútea, mund të çojë në patologji të shtyllës kurrizore.