Prokuroria me detaje për arrestimin e tre zyrtarëve nga Komuna e Prishtinës, një nga ta u zu në flagrancë për marrje ryshfeti
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar sot. Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime Ekonomike ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, me masa të veçanta…
Lajme
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar sot.
Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime Ekonomike ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, me masa të veçanta hetimore ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në bazë të nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunë, raporton lajmi.net.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për të gjitha veprat penale të natyrës së korrupsionit”./Lajmi.net/