Pagat mesatare në rajon, prin Slloveni, Kosova para Maqedonisë

Maqedoni vazhdon të jetë vendi me pagat mesatare më të ulëta në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Slloveni në këtë aspekt është e para.

Lajme

05/06/2015 19:30

Sipas të dhënave të Anadolu Agency, të marra nga institucionet e statistikave të këtyre vendeve, që nga muaji mars paga mesatare në Kosovë është 360 euro, apo 4 për qind më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nërsa në Serbi, pagat mesatare janë rritur me 49.73 euro, e Kroacia për këtë periudhë ka rritur pagën mesatare me 28.52 euro, Sllovenia me 5.25 eruo dhe Bosnja e Hercegovina që për këtë periudhë ka rritur pagat mesatare me 2.05 euro.

Në periudhën janar-mars në malin e zi dhe në Maqedoni është vërejtur një ulje në pagat mesatare, malazezët marrin pagë mesatare prej 4 euro më pak, ndërsa shtetasit e Maqedonisë për 6.83 euro e kanë më të ulët pagën mesatare.