Pagat i morën por Kuvendi i pakonstituuar, studenti nga Podujeva proteston para Kuvendit
Para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, po proteston Endres Havolli, i cili është student i Fakultetit Juridik. Ai po mban një letër në duar ku shkruan shuma prej 500 mijë euro. Ai tha se kjo shumë është kalkulim i mëditjeve të deputetëve përgjatë 27 seancave për konstituim të Kuvendit. Studenti nga Podujeva tha se subjektet…

Lajme
Para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, po proteston Endres Havolli, i cili është student i Fakultetit Juridik. Ai po mban një letër në duar ku shkruan shuma prej 500 mijë euro. Ai tha se kjo shumë është kalkulim i mëditjeve të deputetëve përgjatë 27 seancave për konstituim të Kuvendit.
Studenti nga Podujeva tha se subjektet politike po tregohen të papërgjegjshme në raport me qytetarët.
“Sot kam dalë në një protestë paqësore, të cilën e lejon edhe Kushtetuta e Kosovës, siç e pamë edhe më herët, subjektet politike qoftë pozitë apo opozitare janë të papërgjegjshme ndaj pyetjeve të qytetarëve, sepse ata paguhen me taksat tona dhe kanë obligim ligjor dhe moral të përgjigjen në pyetjet e mia ose nga çfarëdo individi”, tha ai.
I riu nga Podujeva tha para gazetarëve se shuma 500 mijë euro tregon mëditjet e grumbulluara gjatë kësaj kohe.
“Nëse kalkulojmë është seanca e 27 duke u mbajtur, shpresojmë që sot do të konstituohet Kuvendi, por që duke marrë parasysh historikun, gjasat janë shumë të vogla, atëherë shuma prej 500 mijë euro sepse paguhen 160 euro mëditje dhe është seanca e 27-të… Natyrisht që është fyese sepse paga mesatare në Kosovë është 350 euro, ndërkaq të hyrat vjetore të cilat një qytetar i sektorit privat apo publik mund t’i ketë janë 4300 deri në 4500”, shtoi ai.