Pagat e majme që marrin juria e X Factor!

“X Factor” është një nga spektaklet më të mëdha të talentëve në botë. Ai më i famshmi është në Angli.

ShowBiz

12/06/2016 23:12

Juria e këtij spektakli përbëhet nga Sharon Osbourne, Nicole Scherzinger e Louis Walsh.

Sipas mediave angleze më e paguara është Shcherzinger që merr 1.8 milionë paundë (2.28 milionë euro), pas saj vjen Osbourne me 1.7 milionë paundë (2.15 milionë euro) dhe Louis Walsh në fund me një milionë paundë (1.27 milionë euro).

Ndërsa, Simon Cowell që drejton këtë spektakël thuhet të ketë pagë marramendëse që kap vlerën mbi pesë milionë paundë (6.3 milionë euro).

Kujtojmë që këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger, zuri vendin e Rita Orës në jurinë e spektaklit britanik, pasi këngëtarja shqiptare u largua. Ish-anëtarja e “Pussycat Dolls” ishte pjesë e jurisë edhe në vitin 2012.