Paga minimale 500 euro, Kurti: Përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, zhvillimin ekonomik do ta përcjellim me shtim të mirëqenies

Sot, hynë në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro, shkruan lajmi.net. Në lidhje me këtë, ka shkruar kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se paga minimale në vendin tonë nuk ka ndryshuar për më shumë se 10 vite, që nga 2011-ta, kur ka thënë se ishte…

Lajme

01/07/2026 10:25

Sot, hynë në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë, ka shkruar kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se paga minimale në vendin tonë nuk ka ndryshuar për më shumë se 10 vite, që nga 2011-ta, kur ka thënë se ishte viti i fundit kur u ndryshua ajo para qeverisjes së tyre.

“Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç). Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

“Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale. Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë. Urime të gjithëve!”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: