Paga minimale 264 euro: Ministri Murati tregon çka do të sjellë Ligji i ri

Lajme

13/05/2022 11:45

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektligjin për Pagën Minimale në Kosovë i cili sot pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se pas 11 viteve po hapet rrugë për rritjen e pagës minimale në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Murati tregoi edhe për qëllimet kryesore të këtij projektligji.

“Po hapet rrugë, që pas 11 viteve të rritet paga minimale. Projektligji ka për qëllim që të eliminojë dykuptimësinë që të lëvizimin tutje për pagën minimale. Deri në nivelin 250 euro, nuk do të ketë tatim. Ky projektligj e plotëson procedurën se si vije deri në pagën minimale në momentin kur kemi ngërçe në Këshillin Ekonomik Social. Ligji parasheh që kjo të mund të bëhet edhe me propozim të ministrit të Financave. Me miratimin e këtij Ligji hapet edhe rruga për rritjen e pagës minimale”, tha ai.

Me këtë rast, ai u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë këtë projektligj.

“Ky është momenti i duhur, është mëse e udhës që të ecet përpara me këtë ligj”, tha ai. /Lajmi.net/