Paga marramendëse e Suarez te Atletico

Luis Suarez do të largohet nga Barcelona, por jo edhe nga La Liga.

Sport

21/09/2020 21:28

Sulmuesi uruguajan do të bashkohet me Atletico Madridin në këtë merkato, pasi klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij.

Sipas mediumeve spanjolle, Luis Suarez ka pranuar edhe ulje page vetëm për t’u larguar nga Barcelona.

Ai do të huazohet për dy vjet tek Atletico Madrid dhe do të fitojë 9 milionë euro në sezon.

Tek Barcelona, ai fitoi 14 milionë euro në vit. /Lajmi.net/