Pacolli vendos lule te varri i Adem Demaçit

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli me bashkëpunëtorë sot ka vendos lule te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Lajme

30/07/2018 13:05

“Sot me bashkëpunëtorë, ditën e fillova me vendosjen e luleve pranë varrit të Adem Damaçit, njeriut simbol të rezistencës tonë.Respekt dhe përkulje para veprës së bacës Adem. I paharrueshëm kujtimi për të”, ka shkruar Pacolli.

Ngjashëm sot ka vepruar edhe presidenti, Hashim Thaçi, që te varri i Demaçit ishte me disa prej këshilltarëve të tij.
Image may contain: one or more people and outdoor
Image may contain: 6 people, people standing, flower and outdoor