Pacolli uron Ritën për ditëlindjen e 30-të: Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu

Rita pranoi një urim special nga politikani kosovar.

ShowBiz

26/11/2020 18:02

Rita Ora feston ditëlindjen e 30-të, ndërsa nuk kanë munguar as urimet e politikanëve të vendit tonë për të, shkruan lajmi.net.

Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në Facebook me një foto pranë Ritës, e uroi artisten me rastin e ditëlindjes.

Në urimin e tij, Pacolli shpreht i lumtur që Rita është ambasadore e vendit tonë dhe po ashtu për miqësinë që ka me familjen e saj.

“Sot është ditëlindja e një artiste shumë të madhe. Rita Ora është një vajzë që ka bërë shumë gjëra pozitive për vendin e saj. Një ambasadore e rëndësishme! Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu-Ora. Urime 30 vjetorin e lindjes, Rita”, ka shkruar Behgjet Pacolli në Facebook.

Rita Ora ka folur shumë shpesh me krenari për prejardhjen e saj, ajo së fundi në një bashkëbisedim me kreun e Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për shumë tema. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)