Pacolli thotë se Tomor Morina është liruar

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, pritet të lirohet nga burgu.

Lajme

14/08/2019 14:49

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Pacolli në një postim në Facebook ka thënë se u është mirënjohës autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që Gjykatat në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur për lirimin e Tomor Morinës dhe refuzimin e kërkesës serbe për ekstradim.

Unë jam mirënjohës ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje dhe bashkëpunimin që kemi pasur për ta zgjidhur atë në mënyrën më të mirë. /Lajmi.net/