Pacolli thotë se deputetët që s’kanë votuar asnjëherë, mund të humbasin mandatin

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka deklaruar se LVV po pret me e pranua Nisma ofertën të cilën ia ka propozuar partia e parë fituese për bashkëqeverisje. Ajo kritikuar LDK, PDK dhe AAK të cilët sipas saj po duan ta bllokojnë Kuvendin në forma të ndryshme. Derisa, ajo shtoi se Gjykata Kushtetuese mund t’ia marrë…

Lajme

23/07/2025 14:04

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka deklaruar se LVV po pret me e pranua Nisma ofertën të cilën ia ka propozuar partia e parë fituese për bashkëqeverisje.

Ajo kritikuar LDK, PDK dhe AAK të cilët sipas saj po duan ta bllokojnë Kuvendin në forma të ndryshme.

Derisa, ajo shtoi se Gjykata Kushtetuese mund t’ia marrë mandatin deputetëve të cilët nuk kanë votuar asnjëherë.

Madje ajo ka përsëritur që LVV aktualisht nuk heq dorë nga pozita e kryepralamentarit.

“I kemi edhe tri ditë aktivisht në mënyrë që të krijojmë institucionet, sidomos Kuvendin e pastaj për të vazhduar me institucionet tjera, ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm siç kemi deklaruar edhe më herët me Nismën edhe po presim që ata me pranua ofertën të cilët në i kemi ofruar, në momentin kur ata e pranojnë ofertën ne atëherë e kemi mundësinë që ta konstituojmë Kuvendin. Sot çfarë pamë ke një pamje e pahijshme, e pasjellshme ndaj kryesuesit të Kuvendit nga një deputete. Të gjithë e dinë që në seancë konstituive nuk lejohet debat, shkelet Kushtetuta, rregullorja e Kuvendit nëse insiston për debat. Ata e kanë kuptuar që më nuk i kanë në anën e tyre as numrat, as ligjet e Kosovës, një aktvendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është në favorin e tyre ata mundohen me e bllokua Kuvendin në këtë formë, kjo nuk është formë demokratike. Gjykata Kushtetuese mund t’ia marrë mandatin deputetëve të cilët nuk kanë votuar asnjëherë, sepse ata e kanë shkel Kushtetutën e Kosovës. LDK, PDK dhe AAK po donë me e blloku Kuvendin dhe mos ecet përpara brenda tyre kanë përçarje, janë në një situatë jo të lakmueshme…….Ne nuk flasim publikisht për ofertën e Limajt, ne presim përgjigjen e Limajt, pastaj bëhet publike edhe oferta jonë. Nuk ka gjasa të heqim dorë nga pozita e kryeparlamentarit aktualisht mirëpo shohim si po zhvillohen diskutimet”, përfundoi Pacolli. /Teve1