Pacolli takon dy policë në New York, tregon se vinin nga Deçani dhe Shkodra: Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli po qëndron në New York nga ku ka ndarë një moment tejet emocionues. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në rrugët e New York janë ndalur dy policë ta përshëndesnin e që njëri ishte nga Deçani e tjetri nga Shkodra. “Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë…

Lajme

22/09/2024 20:56

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli po qëndron në New York nga ku ka ndarë një moment tejet emocionues.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në rrugët e New York janë ndalur dy policë ta përshëndesnin e që njëri ishte nga Deçani e tjetri nga Shkodra.

“Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e New Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike. Njëri ishte nga Deqani e tjetri nga Shkodra. Sa moment i bukur!”, ka shkruar Pacolli. /Lajmi.net/