Pacolli takon ambasadorin e Austrisë në Kosovë: Diskutuam për bashkëpunim në fusha të ndryshme

Ministrja e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gerog Schnetzer. Ajo ka thënë se me të kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha si çështja e mbeturinave, zonat e mbrojtura dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë. “Po…

Lajme

25/02/2026 13:28

Ministrja e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gerog Schnetzer.

Ajo ka thënë se me të kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha si çështja e mbeturinave, zonat e mbrojtura dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

“Po ashtu, kemi diskutuar për Agjendën e Gjelbër Ballkanike dhe Agjendën e Gjelbër Evropiane, si dhe për angazhimin tonë drejt përmbushjes së kritereve dhe obligimeve që rrjedhin nga këto iniciativa në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Gjatë takimit theksova rëndësinë e përkrahjes së Austrisë për vendin tonë dhe shpreha gatishmërinë e plotë për të thelluar bashkëpunimin në projekte konkrete në fushën që e mbulojmë si Ministri”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: