Pacolli: Takimet e Mustafës e Thaçit, janë humbje kohe
“Aty Kryeministri dhe Ministri Jashtëm i Kosovës lavdëruan njëri-tjetrin, dhe ua humbën pak kohën gazetarëve”, ka shkruar Pacolli, raporton lajmi.net.

Lajme
Behgjet Pacolli, presidenti aktual i Aleancës Kosova e Re, ka deklaruar sot se takimi i Kryeministrit Isa Mustafa me zv.Kryeministrin Hashim Thaçi,i mbajtur me shoqërinë civile, është vetëm humbje kohe.
Pacolli në një postim në llogarinë e tij në facebook, shkroi se ky takim, nuk shërbeu asgjë përveç lavdërimit të vetes.
“Aty Kryeministri dhe Ministri Jashtëm i Kosovës lavdëruan njëri-tjetrin, dhe ua humbën pak kohën gazetarëve”, ka shkruar Pacolli, raporton lajmi.net.
Sipas tij, rezultati i kësaj janë mbi 70% e qytetarëve, kundër kësaj Qeverie të cilën ai e cilëson të dobët.
“Më duket që populli është lodhur nga fjalët boshe, premtimet, dhe nga performanca shumë e dobët e tyre, pazaret e tyre politike, mossuksesi në punë, etj”, ka shkruar Pacolli, raporton lajmi.net. “Rezultatet tregojnë qartë si qeveriset Kosova”, shkroi Pacolli, drejtues i partisë joparlamentare./lajmi.net