Pacolli sulmon bizneset që protestuan sot: Qeveria Kurti nuk punon për oligarkët
Deputetja kontroverse e VV-së, Fitore Pacolli ka shfryer mllefin ndaj bizneseve që protestuan sot për vendimin e ZRrE-së për të dal në treg të hapur energjetik. Pacolli iu dërgoi mesazh biznese, duke i quajtur oligarkë dhe duke thënë se Qeveria Kurti nuk punon për ta, shkruan lajmi.net Ajo shkoj edhe më larg me akuza duke…

Lajme
Deputetja kontroverse e VV-së, Fitore Pacolli ka shfryer mllefin ndaj bizneseve që protestuan sot për vendimin e ZRrE-së për të dal në treg të hapur energjetik.
Pacolli iu dërgoi mesazh biznese, duke i quajtur oligarkë dhe duke thënë se Qeveria Kurti nuk punon për ta, shkruan lajmi.net
Ajo shkoj edhe më larg me akuza duke thënë se bizneset që protestuan sot kanë fuqi e media.
Postimi i plotë:
Pse gjithë kjo zhurmë?
Kur politikat prekin qytetarët, shtresën e mesme dhe bizneset e vogla – nuk ka zhurmë. Sepse ata s’kanë para për zëdhënës, studio, e analistë me pagesë.
Por sot po bëhet zhurmë e madhe. Pse? Sepse po preken interesat e 1%-shit më të pasur. Vetëm 200 prej këtyre kompanive fituan 980 milionë euro vitin e kaluar. Ata kanë fuqi, kanë media, kanë “zhurmues”.
Qeveria Kurti nuk punon për oligarkët, por për 99%-shin.
Zhurma nuk është për qytetarin – është për xhepin e atyre që humbin privilegjet. Mos e harroni këtë./lajmi.net/