Pacolli: Si e bëri pasurinë Jakup Krasniqi?

Behgjet Pacolli ka bërë një sërë akuzash kundrejt kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Ai ka thënë se ka gjasa që Jakup Krasniqi ka qenë “i dehur ose i çmendur”, kur e ka akuzuar atë. Ai shtron pyetjen se si e ka bërë Krasniqi pasurinë e tij.

Lajme

03/05/2014 00:22

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është e vërtet që ia ka kërkuar votën Kryeparmalentarit Jakup Krasniqi, që ai të bëhej President.

 Pacolli në një intervistë në Rtv21, ka thënë se kryetari i Kuvendit ka gënjyer e madje është edhe i pamoralshëm.

“Jakupi ose ka qenë i dehur ose është i çmendur”.

“Ai ka një shtëpi që e ka vlerën shumë më të madhe se sa mund ta përballoj, e po ashtu i ka dyert e përlyera edhe në Trepçë .Dhe për këtë një fshatë që duket nuk do kallauz. Ai po dëshiron që të fus përçarje në mes të AKR-së dhe zotrit Thaçi”.

Pacolli ka ngritur për Krasniqin se  \”Si e ka bërë pasurinë e tij, si është bërë pronar i tokave në Kosovë, le të ju tregon diçka edhe për Trepçën\”, ka thënë Behgjet Pacolli, në emisionin Argument Plus të RTV21.