Pacolli rrugës për te Liqeni i Radoniqit: Do të rrënohen disa objekte që janë ndërtuar pa leje në pronën publike
Ministrja në detyrë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka publikuar sot një video rrugës për në Gjakovë, saktësisht për te Liqeni i Radoniqit. Ajo ka njoftuar se sot aty do të zhvillohet një aksion i Inspektoratit Mjedisor, shkruan lajmi.net. “Mirëmëngjesi, jam rrugës për te Liqeni i Radoniqit për të përcjellë nga afër punën…
Lajme
Ministrja në detyrë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka publikuar sot një video rrugës për në Gjakovë, saktësisht për te Liqeni i Radoniqit.
Ajo ka njoftuar se sot aty do të zhvillohet një aksion i Inspektoratit Mjedisor, shkruan lajmi.net.
“Mirëmëngjesi, jam rrugës për te Liqeni i Radoniqit për të përcjellë nga afër punën e Inspektoratit Mjedisor, i cili do të rrënoj disa prej objekteve që janë ndërtuar pa leje në pronën publike. Aksioni jonë për vendosjen e ligjshmërisë anë e mbanë Kosovës dhe prona publike do të lirohet nga uzurpimet e paligjshme”, ka shkruar Pacolli. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: