Pacolli publikon emrat e familjarëve të pushtetarëve që përfituan nga Ministria e Pecit: Faton, në 6 raste dolën 600 mijë euro

Egzon Pacolli, që është sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar një tjetër video, ku thotë se tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë. Ai tha se drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga LVV-ja, Vigan…

Lajme

25/11/2024 15:38

Egzon Pacolli, që është sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar një tjetër video, ku thotë se tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë.

Ai tha se drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga LVV-ja, Vigan Salihu, përfitoi 96 mijë e 300 euro nga ministria e udhëhequr nga Faton Peci.

Po ashtu ai deklaroi se Kushtrim Nimoni, djali i axhës së Genc Nimonit, shefit të kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përfitoi 100 mijë euro.

Gjithashtu në listën e përfituesve ai tha se ishte edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të cilin thekson se familjar i Besnik Bislimit, transmeton lajmi.net.

“Faton, publikoji sa para i kanë përfituar njerëzit e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse në 6 raste dolën 600 mijë euro”, tha Egzon Pacolli.

“Nuk do të ndalemi derisa ta ktheni çdo cent”./Lajmi.net/