Pacolli-Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit po bllokojnë aeroportin, Policia po mbron paligjshmërinë
Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër Prokurorit të rrethit të Vlorës. Ai ka thënë se kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar hyrjen dhe qasjen në arealin e aeroportit dhe kanë uzurpuar rrugën publike të fshatit, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve. “Më skandalozja është se kjo ndodh nën sytë e Policisë së…
Lajme
Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër Prokurorit të rrethit të Vlorës.
Ai ka thënë se kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar hyrjen dhe qasjen në arealin e aeroportit dhe kanë uzurpuar rrugën publike të fshatit, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Më skandalozja është se kjo ndodh nën sytë e Policisë së Shtetit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg dhe, në vend që të zbatojë ligjin, po toleron dhe po mbron këtë paligjshmëri të hapur. Kur institucionet që duhet të garantojnë rendin dhe ligjin bëhen spektatore ose mbrojtëse të shkeljeve, atëherë kemi të bëjmë me një precedent të rrezikshëm për shtetin e së drejtës”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka thënë se prokurori ka çdo ditë përpara denoncimet e tyre për dhunën dhe paligjshmërinë që një grup i organizuar ushtron ndaj investitorit dhe ndaj shtetit.
“Çdo ditë i shihni edhe këto pamje e këto bllokada. Çfarë duhet të bëjmë më tepër? Ne nuk kemi zgjedhur dhe nuk do të zgjedhim dhunën. Kemi besuar te ju, te ligji dhe te drejtësia. Prandaj, ose veproni sipas ligjit, ose dilni dhe deklarohuni qartë: si duhet të veprojmë kur ligji nuk na mbron. Mos pritni përshlallëzim tjetër ju lutem!”, ka shtuar Pacolli. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: