Pacolli: PDK-në nuk e ka halli te Specialja, por te pushteti që nuk po arrin ta marrë me votë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka shkruar pasi PDK ka refuzuar ofertën e fundit të kryeministrit Albin Kurti, që t’ua votojnë ligjin për Specialen me kushtin që PDK ta votoj Presidentin e propozuar nga ta. Pacolli ka thënë se PDK nuk e kanë hallin te Ligji për Dhomat e Specializuara e as…
Lajme
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka shkruar pasi PDK ka refuzuar ofertën e fundit të kryeministrit Albin Kurti, që t’ua votojnë ligjin për Specialen me kushtin që PDK ta votoj Presidentin e propozuar nga ta.
Pacolli ka thënë se PDK nuk e kanë hallin te Ligji për Dhomat e Specializuara e as te çlirimtarët që janë në Hagë.
“Hallin e kanë te pushteti që nuk po arrijnë ta marrin me votë. Kur nuk mund ta ndryshojnë vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, po përpiqen ta ndryshojnë atë përmes bllokadave, imponimeve dhe presionit. Zgjidhja është në Kuvend. Kandidatët për President janë aty. Ejani votojeni projektligjin në lexim të dytë për Dhomat e Specializuara dhe më pas zgjedhni mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit për President/e të Republikës”, ka shkruar Pacolli. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: