Pacolli ngushëllon familjen Mehmedi

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen Mehmedi, me rastin e vdekjes së publicistit Qani Mehmedi.

Lajme

18/07/2017 18:34

Ai përmes një  statusi në Facebook ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Mehmedit.

“Me dhimbje të madhe u njoftova për ndarjen nga jeta të mikut tim, gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi. Qaniun kam pasur rastin ta kem bashkëpunëtor në gazeten Lajm dhe sinqerisht ata që e njohën nga afër e dinë potencialin intelektual, sinqeritetin dhe shpirtbardhësinë që kishte figura e Qaniut. Familjes i shpreh ngushëllime të sinqerta. I qoftë i lehtë dheu. Pusho në paqe Qani”, ka shkruar Pacolli.